Portali Lajme.al ka zhvilluar një sondazh ku për herë të parë qytetarët kanë pasur mundësi të zgjedhin mes 18 partive. Ndryshe nga sondazhet mediatike të mëparshme, Lajme.al u ka ofruar votuesve një ‘fletë votimi’ të plotë pa i kushtëzuar me pyetje tendencioze.
Kështu, për pyetje “Cilën forcë politike do të votoni në zgjedhjet e Shqipërisë më 25 Qershor”, lexuesit janë përgjigjur si më poshtë. Ajo që bie në sy është një avantazh i Partisë Socialiste me 8% ndaj forcës që kryeson Lulzim Basha.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet forcë e tretë ndërsa surprizë në këto zgjedhje është një parti e sapo krijuar. Bëhet fjalë për Aleanca Popullorë për Drejtësi, e udhëhequr nga Bilal Kola dhe që përfaqëson spektrin e djathtë (kryesisht ish të përndjekurit politikë dhe ish pronarët).
LIBRA e Ben Blushit listohet pesta me 5% të votave ndërsa e gjashta është votuar SFIDA me një diferencë të vogël nga LIBRA.
Në listën e opsioneve janë listuar partitë politike që do të gjeni në fletën e votimit më 25 Qershor sipas regjistrimit në KQZ, pa përjashtuar asnjë mundësi. Kujtojmë se në sondazh kanë marrë pjesë lexuesit që janë votues, apo emigrantë në pamundësi të votimit. Në 1 javë në sondazhin e Lajme.al kanë marrë pjesë 709 votues ndërsa ai do të jetë i hapur deri në mbrëmjen e datës 24 Qershor.
REZULTATI:
- Partia Socialiste (30%, 212 Vota)
- Partia Demokratike (22%, 153 Vota)
- Lëvizja Socialiste për Integrim (13%, 90 Vota)
- Aleanca Popullore per Drejtesi (6%, 43 Vota)
- Lista e Barabarte (5%, 35 Vota)
- Sfida per Shqiperine (5%, 35 Vota)
- Nuk do të votoj (5%, 33 Vota)
- Partia Social Demokrate (3%, 20 Vota)
- Partia Komuniste e Shqipërisë (2%, 15 Vota)
- Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet (2%, 12 Vota)
- Partia Kristian Demokrate (2%, 11 Vota)
- Partia Republikane Shqiptare (2%, 11 Vota)
- Partia Aleanca Demokristiane (1%, 9 Vota)
- Partia Demokracia Sociale (1%, 8 Vota)
- Fryma e Re Demokratike (1%, 7 Vota)
- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (1%, 5 Vota)
- Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar (1%, 5 Vota)
- Aleanca Arbnore Kombëtare (1%, 4 Vota)
- Aleanca Demokratike (0%, 1 Vota)
Diskutime rreth kësaj post