Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka numëruar 91 për qind të votave të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Rezultatet zyrtare tregojnë fituese koalicionin PDK-AAK-LDK, me 34.61 për qind. Lëvizja Vetëvendosje, e dyta në skenën politike kosovare, me 26.75 për qind, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kryeministrit Isa Mustafa ka dalë e treta, me 25.81 për qind.
Këto rezultate do ta vështirësojnë mundësinë e formimit të qeverisjes pa serbët dhe një subjekt tjetër politik, pasi nuk mjaftojnë për të krijuar mazhorancën prej 61 deputetësh.
Votat e anëtarëve të rinj të Parlamentit në Prishtinë pritet të bëhen të ditura, pasi të ketë përfunduar i tërë procesi i numërimit, pasi deputetët zgjidhen me lista të hapura.
Për herë të parë është shënuar një numër i madh i votave të pavlefshme dhe fletëvotimeve të zbrazëta, rreth 48.746 vota.
Partitë e koalicionit fitues deklaruan se, së shpejti do ta formojnë qeverinë. Lëvizja Vetëvendosje i konsideron zgjedhjet fitore të saj, pasi si subjekt i vetëm mori më shumë vota. Isa Mustafa është dukur më pak entuziast një ditë pas zgjedhjeve. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja do të reflektojë mbi rezultatet pas certifikimit të tyre nga KQZ-ja.
Diskutime rreth kësaj post