Përmes një statusi në ‘Facebook’ kandidati i Partisë Demokratike Tritan Shehu që kryeson listën në qarkun e Gjirokastrës u ka bërë thirrje ambasadorëve të mos bëhen pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Gjirokastrës.
Statusi i Tritan Shehut:
TE NDERUAR AMBASADORE, DO TJU LUTESHA QE EDHE PA DASHJE TE MOS BEHENI PJESE E FUSHATES ELEKTORALE NE GJIROKASTER!
Dikush ka ndruaj tekstin e ftesës per aktivitetin e neserme qe Ministria e Kultures po përpiqet te organizoje ne Libohove, qartesisht si pjese e fushates elektorale te Zj. Kumbaro.
Ky aktivitet është ne kundërshtim me etiken elektorale dhe ligjin.
Ai dikushi po përpiqet te përdore emrat tuaj te nderuar.
Po ju postoj me poshtë dy ftesat e përgatitura për ketë event “elektoral”.
I kerkoj gjithashtu dhe “fondacionit” ne fjale te mos behet pjese e kësaj “loje”.
Diskutime rreth kësaj post