Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka pezulluar nga detyra Sekretaren e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juljana Hoxha.
Mësohet se më herët Gazmend Bardhi ka kërkuar shkarkimin e zonjës Hoxha.
Juliana Hoxha është tashmë kandidate për deputete në këto zgjedhje. Sipas shkresës zyrtare të ministrit të Drejtësisë, siguruar nga Neës24, nuk mund të kandidohet pa hequr dorë nga detyra.
Ndonëse Juliana Hoxha ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga detyra, kjo gjë në fakt nuk është protokolluar dhe çdo gjë është bërë fiktivisht.
Sipas vendimit të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, Juliana Hoxha pezullohet dhe ndërpriten menjëherë marrëdhënie.
Diskutime rreth kësaj post