Kryetari i PS për Tiranën dhe njëherazi kandidati socialist për deputet, Saimir Tahiri ka thumbuar sërishi LSI-në.
Tahiri ka postuar në rrjete sociale foto nga takimet me zgjedhësit në zona të ndryshme të qarkut të Tiranës dhe në një prej tyre bie në sy edhe një mesazh politik.
Tahiri nuk harron të thumbojë edhe LSI-në, me të cilën duket se ka plasur një ‘luftë’ e ftohtë.
Në një nga fotot, Tahiri duket teksa konsumon raki me një banor të Tiranës, ndërsa lëshon kunja në adresë të partnerëve të koalicionit përmes një shprehje popullore.
Postimi i Tahirit në rrjetet sociale:
“E tha tamam Isai, miku i keq të prish shtëpinë. Prandaj duhet të qeverisim vetëm me njerëzit #pershqiperineqeduam”, shkruan Tahiri.
Komenti i Tahirit erdhi pak orë pas takimit të djeshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër ku Ilir Meta sulmoi hapur Edi Ramën, por edhe Partinë Demokratike.
“Vota për LSI do të jetë një votë kundër atyre që votojnë pro mafies italiane dhe europiane, për ta kthyer Shqipërinë në një gropë të mbetjeve të rrezikshme të Italisë dhe të Europës. Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë si një qeveri e shëmtuar, e cila tallet me dinjitetin e shkodranëve dhe të shqiptarëve” – tha dje Meta.
Diskutime rreth kësaj post