Nipi i Zani Çaushit, Ervis Çaushi, i ka kthyer përgjigje Sali Berishës. Ky i fundit shkruajti një ditë më parë, se ‘mafia e Zani Çaushit po bën fushatën në Vlorë’.
Çaushi me anë të një statusi në Facebook shkruan se nuk ka qenë asnjëherë në mbështetje të krimit, por të ligjit. Ai shton se është përpjekur për një Vlorë më të mirë dhe më të qetë, ndërsa i kujton Berishës ’97-n dhe Gërdecin.
Reagimi i Ervis Çaushit:
Të nderuar miq dëshiroj që të jap një shpjegim për statusin e postuar nga zoti Sali Berisha. Së pari përkatësia politike e çdo individi është e drejt e një vendi demokratik, nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh.
Kontributi im për këtë vend është mëse i ditur nga të gjithë qytetarët vlonjat dhe veçanërisht nga personat që duan të punojnë dhe të japin më të mirën për qytetin e Vlorës.
Si një qytetar i Vlorës kam rendur drejt bashkëpunimit për ta bërë qytetin tim një vend ku fëmijët tanë të shikojnë një të ardhme të sigurt.
Po shkojmë shtëpi më shtëpi të pa trembur dhe me kokën lartë për të treguar se ne jemi ata që mund ti gjendemi pranë çdo individi, ne jemi ata që kemi bërë dhe jemi duke bërë për të ndërtuar Vlorën qe duam.
97 në Vlorë erdhi nga politika që ju bëtë zoti Berisha. Mos vallë keni qenë ju iniciatori i saj?! Ju ishit ai që vratë në mes të bulevardit katër protestues të pambrojtur, ju ishit ai që shkaktuat Gërdecin. Ju kujtoj që të ktheni kokën mbrapa dhe të shikoni se nuk jam unë personi që kam përkrahur krimin por e luftoj dhe jam duke e luftuar për ta zhdukur plotësisht.
Prandaj përpara për të luftuar këta pjella të çmendurisë së diktaturës që ka 27 vjet që mbjell farën e keqe, duke helmuar mendësitë e shqiptarëve dhe duke mos i lënë të ecin përpara!
Diskutime rreth kësaj post