Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, (5 qershor) ku dy persona, vëllezër me njëri-tjetrin kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të një bilardoje.
Në kërkim janë shpallur shtetasit J.Sh 21 vjeç dhe K.Sh 25 vjeç nga qyteti i Durrësit.
“Shtetasit e mësipërm(vëllezër me njëri-tjetrin), dyshohen se më datë 05.06.2017, rreth orës 22:20, në lagjen Nr.3, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas, në një bilardo kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të lokalit, bilardo. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por është dëmtuar vetëm qepeni i dyqanit, bilardo”, sqaron policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 gëzhonja model 56; mjeti me të cilin janë larguar autorët, tip Ford Focus. Ndërkohë po punohet për kapjen e tyre.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Kanosje për vrasje”, ” Prishja e qetësisë publike”dhe” Mbajtja pa leje e armëve luftarake në ambientet publike” parashikuar në nenet 84, 274 dhe 278/4 të Kodit Penal./ORA
Diskutime rreth kësaj post