Një kandidat për deputet në qarkun e Lezhës është kërcënuar me armë që të tërhiqet nga kandidimi.
Sipas kallëzimit të kandidatit, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona, ndërsa po kthehej në shtëpi. Ndërsa ai, është paraqitur në komisariat të nesërmen.
Policia thotë se kandidati është shtetasi L.N, 34 vjeç, por Lajme.al mëson se bëhet fjalë për Luigj Ndrec Ndoci i datëlindjes 11 Qershor 1982. Ai kandidon për ish-partinë e Mark Frrokut, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Lezhë Më datë 04.06.2017, rreth orës 12.30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi L.N. vjeç 34, banues në Shënkoll në Lezhë, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë.
Ky shtetas ka kallëzuar se më datë 03.06.2017, rreth orës 23:15, në momentin që ka qenë duke shkuar në banesën e tij është kanosur nga 2 persona të panjohur dhe të maskuar që sipas kallëzuesit dispononin armë zjarri pistoletë , të cilët pasi e kanë ndaluar me automjetin e tij, e kanë kërcënuar duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi.
U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 325 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post