Banorët e Zharrës në Fier kanë marrë “peng” deputetët e Partisë Socialiste që kanë shkuar për fushatë elektorale. Shkak është bërë mosmbajtja e premtimeve nga ana e Partisë Socialiste dhe Qeverisë për dëmshpërblimin.
Dy muaj më parë banorët e Zharrëzës hynë në grevë urie pas shkatërrimit të shtëpive nga kompanitë private që nxjerrin naftë në zonën e Fierit. Si pjesë e protestës ishte dhe marshimi disa ditorë në këmbë i banorëve për të ardhur para zyrave të qeverisë.
Këshilli i Ministrave i nxori nga greva protestuesit duke u premtuar dëmshpërblim shumë shpjet. Por kanë kaluar disa muaj dhe dëmshpërblimi nuk është dhënë. Premtimi i Qeverisë “Rama” rezultoi se ishte vetëm një gënjeshtër për ti nxjerrë nga greva.
Sot Gramoz Ruçi ka shkuar në këtë zonë për të kërkuar votën për Partinë Socialiste. Por banorët e kanë pritur të irrituar dhe me protestat. Siç shihet edhe në foto ka pasur dhe incidente mes deputetëve dhe banorëve. Premtimi për dëmshpërblim u bë nga Rama dhe ministrat e tij, por mosmbajtjen e premtimit po e paguan Gramoz Ruçi dhe kandidatët e rinjë në Fier që nuk e dinë çfarë ka ndodhur me premtimet e PS.
Diskutime rreth kësaj post