Një konflikt me armë ka tronditur qytetarët në qendër të Durrësit.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin në afërsi të një bilardo, pranë pallatit të Kulturës, në bulevardin “Dyrrah”.
Gjatë grindjes, njëri prej të rinjve ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ndodhi konflikti i armatosur dhe ka shoqëruar djalin tjetër, që u përfshi në konflikt.
Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhojat e shtëna, nga i riu që ende nuk është identifikuar nga policia.
Dëshmitarët në vendngjarje po merren në pyetje nga policia për të zbardhur motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Diskutime rreth kësaj post