Një video-spot nga Edi Rama duket se ka shtuar edhe një argument se pse Edi Rama e shkarkoi Tahirin. Ky i fundit njihej në Tirane si i vetmi Ministër i Brendshëm që jetonte për të bërë si polic natën në ish-bllok.
Tashme duket se të njëjtën gjë do ta bëjë vetë Rama. Siç duket të rritur me kompleksin e “cubllëkut”, të fortin e lidhin me policin. Kryeministri Edi Rama edhe pse ka pranuar se nuk ka patentë dhe nuk di të ngasë makinën, është shfaqur duke zbritur nga një makine policie për të gjobitur vetë një qytetar që kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Por ky spot elektoral, me shumë se në funksion të PS-se duket të jetë në funksion të vetë Ramës i cili na tregon dy gjera. E para, ka mësuar të ngasë makinën. E dyta, tashmë sillet si polici i ish-bllokut, pra është cub.
Diskutime rreth kësaj post