Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në Cërrik, ku ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit.
Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të PD-së, Basha tha se është koha që shqiptarët të marrin fatin në dorë, dhen të heqin Edi Ramën nga pushtetit.
Nga Cerriku kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi sërish debat kryeministrit Rama për premtimet e pambajtura në këto katër vite. Sipas tij Rama gjen kohë të luajë futboll e basketboll, por jo për tu përballur në debat.
“Ja tek jemi prapë bashkë siç kanë qenë këto katër vite të vështira, për banorët e Cërrikut. Sa herë jemi takuar në shtëpitë tuaja, në fermat tuaja, dhe asnjëherë të vetëm nuk patëm mundësinë të këmbenim një lajm të mirë por vetëm hallet, dhe brengat që iu pllakosën. Sipërmarrësit i kamë gjetur me dyqanet të rrënuara. Nuk i harroj lotët e nënave kryefamiljare në pamundësi për të paguar faturat.
Këto kanë qenë hallet tuaja. Bashkë i kemi prekur, unë e kamë prekur dhimbjen tuaja, dhe unë e kamë ndjerë dhimbjen tuaja. Ju e kthyet këtë dhimbjen në një burim të pashtershme vendosmërie. 90 ditë betejë dhe sot jemi në një realitet krejt ndryshe, Republika e vjetër po zbresë, ajo ka kapitulluara.
Republika e Re do të thotë t’i japim fund maskaradës së vjetër. E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll?. Kam një javë e gjysmë që e thërras për debat. Asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh vetëm mua, përgjigjen ua ka borxh qytetarëve shqiptarë. A ka patuar një vend të vetëm pune të hapur këto katër vit në Cërrik? Kush paguan më pak taksa?. Ky është realiteti, këto janë koshat që ua ke bërë popullit tënd. I shkatërrove ekonomikisht. Tani u thua merrni kredi në banka. E pra çdo kush mund të luaj basketboll, po Rama ka shënuar kosh pas kosh, kundër papunësisë, kundër shëndetësisë. Kjo shfaqe do të mbarojë me 25 qershor. Është radha e banorëve të Cërrikut, të Klosit, me 25 qershorit është radha e shqiptarëve t’i bëjnë kosh Edi Rames dhe të marrin Shqipërinë në dorë. Me votën tuaj do të ndryshojmë republikën, kushtetutën. Republika e Re është Republika ku asnjë politikan nuk iu bën dot më kosh. Me ndryshimet kushtetuese jo vetëm që populli do të zgjedhë deputetët dhe kryeministrin, por po kështu populli do të mund ti shkarkojë ata me votë para fundit të mandatit nëse nuk mbajnë premtimet”, deklaroi Basha.
Diskutime rreth kësaj post