Këshilli Federal e ka pranuar një mocion të Komisionit për Politika Shtetërore (SPK) në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit.
Ky mocion kërkon që statusi i sotëm i përkohshëm i azilkërkuesve (Viza F) në të ardhmen të diferencohet, gjegjësisht të parashihen kushte të ndryshme për statusin e qëndrimit në Zvicër të personave të kësaj kategorie, shkruan “srf.ch.”.
Tek një pjesë e azilkërkuesve të kësaj kategorie që në fillim shihet se ata do të mbeten të qëndrojnë një kohë të gjatë në Zvicër.
Këta azilkërkues, sipas propozimit të SPK do të pranoheshin me statusin e ri që do të quhej “të mbrojtur”. Nga ana tjetër, ata të cilët kanë vetëm nevojë të përkohshme për mbrojtje, do të identifikohen me statusin “me nevojë të përkohshme për mbrojtje”. Kjo varet nga situata në vendet prej nga vijnë këta persona.
Në rast se të dy dhomat e Parlamentit do ta votojnë këtë propozim, Këshilli Federal do ta përpunojë një propozim ligji për këtë problematikë, transmeton albinfo.ch.
Statusi i kategorisë së parë (të mbrojtur), sipas komisionit të përmendur do të ketë këto cilësi: nuk do të jetë i kufizuar në kohë; do të mundësojë bashkimin familjar të personit që ka këtë status, me kusht që ai të jetë i pavarur financiarisht; Është e domosdoshme lidhja e marrëveshjes për integrim; Integrimi në tregun e punës etj.
Diskutime rreth kësaj post