Zbuloni sa zgjat lidhja e shenjave te horoskopit
Dashi
Dashi dashurohet shpejt dhe fort, madje merr edhe vendime të hershme në lidhje me përkushtimin, ndërsa më pas luftojnë me ato vendime dhe ikin nga ato, gjë që nganjëherë zgjat për muaj të tërë. Nëse nuk ia dalin që ta ngjallin pasionin, atëherë më së shpeshti kërkojnë dashuri të re.
Demi është besnik si qeni dhe atë jo në kuptimin e keq. Kur njoftohet me një person, lidhet dhe më së shpeshti qëndrojnë me të deri në fund të jetës, përkatësisht derisa të funksionojë jeta seksuale. Nëse avullohet pasioni ose nëse thjesht zhduket interesimi për seks, do ta kërkojë eksitimin në një vend tjetër.
Binjakët
Përkundër klisheve binjakët janë besnikë dhe kurrë nuk largohen nga personi, por preferojnë që ta testojnë për të parë se sa xhelozi mund të shkaktojnë. Në fakt, ata, madje, do ta mundojnë personin me të cilin janë në lidhje duke flirtuar me shumë persona. Vetëm për atë arsye shpesh mbeten vetëm. Flirtoni me të tjerët për ta mbajtur në lidhje përgjithmonë.
Gaforrja
Kjo shenjë preferon që ti dorëzohet një personi dhe të përfundojë me të. Nuk i pëlqen zhurma, lojërat dhe problemet që sjellin dyshimet dhe pasiguria. Megjithatë, mund të jetë shumë xheloze dhe e pasigurt, gjë që shpesh largon njerëzit me të cilët janë në lidhje. Nëse martoheni me një gaforre, martesa është e përjetshme.
Luani
Luani është goxha i kujdesshëm para se të bjerë në dashuri. Mund të kalojnë javë para se të lulëzojë dashuria, sepse kjo shenjë adhuron lojërat, joshjen. Kur bien në dashuri, më së shpeshti janë plot me pasion dhe të përkushtuar, por vetëm për një vit ose dy. Njerëzit e kësaj shenje nuk kanë shumë lidhje që zgjasin më shumë se një vit.
Virgjëresha
Kjo shenjë kokëfortë dhe praktike preferon joshje të shkurtër me pak seks. Në fakt, bëhet fjalë për shenjën e cila do të vendosë për heqje dorë nga seksi deri në martesë. Ka gjasa që edhe pas martesës ta shmangë seksin. Femrat e kësaj shenje do të bëhen kinse nuk e vërejnë mashtrimin e partnerit. Derisa në lojë janë përfitimet materiale, lidhja me virgjëreshën do të zgjasë shumë.
Peshorja
Peshoret janë shumë besnike. Më së shpeshti kanë lidhje të gjata sepse në lidhje, para së gjithash, janë miq të vërtetë. Megjithatë, nëse ftohen, pasiguria dhe pabesia mund ti shkatërrojnë lidhjet e tyre. Lidhja me peshoren zgjat derisa mbahet e interesuar në shtrat dhe derisa i kushtohet shumë kujdes.
Akrepi
Njerëzit e lindur në shenjën e akrepit janë në mesin e shenjave më besnike në zodiak. Ata janë edhe shumë tërheqës dhe karizmatikë, ndërsa partnerët e tyre duhet të luftojnë me konkurrencën e përditshme. Një gjë e tillë krijon pasiguri, për shkak të së cilës lidhjet përfundojnë pas 1-2 vjetëve.
Akrepi
Kjo është një shenjë e pasigurt që ka probleme me përkushtimin ndaj një personi. Kur gjenden për një kohë të gjatë në një vend ose në një lidhje të njëjtë, bëhen të shqetësuar. Nëse dëshironi që lidhja juaj të zgjatë më shumë duhet tu ofroni liri. Ka gjasa të përjetoni edhe mashtrim të përkohshëm.
Bricjapi
Bricjapi është një shenjë tradicionale që pret martesë tradicionale të përcjellë nga një fazë afatgjatë e joshjes dhe seksit jo të tepërt para martesës. Kjo shenjë gjithashtu pret besnikëri të plotë, e kur një gjë e tillë ndodh, mbetet me partnerin për një kohë të gjatë. Mashtrimi për pjesëtarët e kësaj shenje do të thotë ndarje.
Ujori
Bëhet fjalë për një shenjë të paqetë që e ka problem të qëndrojë me dikë më gjatë se dy ditë. Gjithashtu nuk janë shumë seksualë. Mund tu ndodhë që një person ti bëjë për vete, por e humbin shpejt interesimin. Gjasat më të mëdha që të kaloni kohë më të gjatë është që ta stimuloni intelektin e tyre.
Peshqit
Peshqit janë në mesin e shenjave më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut. Ata preferojnë lidhje që zgjasin tërë jetën. Edhe pse bëhet fjalë për shenjë shumë morale, janë të prirë edhe që të mashtrojnë, por një gjë të tillë nuk e pranojnë asnjëherë para partnerit. Zakonisht martohen me personin me të cilin fillojnë lidhjen në rininë e hershme.
Diskutime rreth kësaj post