Partia Demokratike ka nxjerrë kandidat për kryebashkiak të Kavajës, kryetarin e PD së degës së qytetit, Isa Sakja. Zgjedhjet në këtë qytet do të mbahen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjidhshme, në 25 qeshor.
Ç’është e vërteta për të nuk është folur e shkruar shumë, sepse vëmendjen e ka marrë lista e Bashës, të cilat përpos paplotësisë së tyre në numër dhe dokumentacion, patën edhe kundërshti të forta nga figurat historike të PD-së që mbetën jashtë listave.
Por, megjithatë, Sakja e ka nisur fushatën e tij. Natyrisht, me një pjesëmarrje modeste nëpër takime, njëllojë si mitingjet e Bashës nëpër qytete, Sakja i Bashës ka nisur premtimet.
Në fjalën e tij dje, ai iu ka kërkuar falje atyre që iu kishte pas vjedhur kumbullat. Në kufinjtë e të pabesueshmes, por e thënë nga Sakja fjalë për fjalë kjo deklaratë.
Ndërkohë, mbetet të themi se pasi ka kërkuar falje për kumbullat, ai të kërkojë ndjesë për vjedhjen e fiqve, rrushëve e mollëve ndaj komshinjve e lagjes. Ose do të zotohet se do vjedhë gjithçka tjetër si kryetar, natysisht jo më kumbulla e rush.
Ndërkohë siç duket nga fotot, Sakja ka pasur edhe një moment sikleti ku siç shihet e kanë mbutur djersët, duke e çuar “hartën” përtej çdo normaliteti, ndoshta dhe nga ato që po nxirrte nga goja. Por përpos kësaj, premtimet e tij vazhdojnë. Të shohim ç’do na sjellë në vazhdim./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post