Në Partinë Demokratike duket se i kanë shpallur luftë të hapur ambasadorëve të huaj. Të paktën këtë shfaqin me qëndrimet e tyre publike përfaqësues të PD, si në këtë rast.
Indrit Hoxha, kandidat për deputet i PD në listën e Qarkut Tiranë, ka postuar në rrjetin social facebook këtë mesazh me fjalor fyes për ambasadoren Vlahutin, ku i bën thirrje të largohet nga Shqipëria.
“Po ik moj të q* robt, pirdhu nga Shqipëria”- shkruhet mbi foton e ambasadores, që Hoxha e ka postuar në facebook në 10 Maj.
Sic duket nga profili i tij në facebook, Hoxha gjithashtu mban poste drejtuese në PD si Sekretari Burimeve Njerëzore të Forumit Rinor të PD apo ish bashkëpunëtor i Bashës në Bashkinë e Tiranës.
Hoxha në mesazhin e tij banal shkruan se Vlahutin ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për instalimin e diktaturës në Shqipëri./Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post