Nga Berati ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve te PD për deputetë, Lulzim Basha, i ka kthyer sërish përgjigje kritikëve lidhur me largimin nga lista të disa figurave të rëndësishme.
Basha është shprehur i prerë se nuk do të tërhiqet pas, pavarësisht kritikave, ndërsa është shprehur se kishte ardhur koha për ndryshime në strukturën e PD.
“Para dy ditësh më është dashur të marr të tjera vendime të vështira por të domosdoshme për ekipin fitues të Republikës së re, ishte koha për t’i marrë, unë i kam marrë dhe nuk i heq as presjen, një ekip i ri me frymëzim të ri për Republikën e Re ku do ta gjejë veten çdo shqiptar”- u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post