Nga Fatjon Baze
Futbolli shqiptar ka marrë sot një tjetër goditje mjaft të rëndë, pasi një nga klubet më me traditë dhe histori në vendin tonë si Tirana, nuk do të jetë vitin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
Data 27-maj do të mbahet mend si një ditë e zezë për klubin 24-herë kampion të shqipërisë, që tashmë do të detyrohet të dergjet në kategorinë e parë, pasi nuk arriti dot të mbijetojë pas barazimit të marrë 0-0 në “Loro Boriçi” përballë ekipit të Vllaznisë, duke u bërë skuadra e dytë që zbret pas ekipit të Korabit.
Askujt nuk ja kishte marrë mendja që një ditë si Tirana ashtu dhe Vllaznia do të diskutonin mbijetesën, por gafat e tyre gjatë rrugës, si dhe ndeshjet e turpshme që janë zhvilluar këtë sezon, ka bërë që këto dy ekipe të përfundonin në këtë pikë.
Fërshëllima e fundit e gjyqtarit italian ishte një nga momentët më të errët të këtij sezoni.
Kjo pasi të shihje një ekip me tradita si Vllaznia që i gëzohej qëndrimit në Superiore, ndërsa Tirana largohej nga elita e futbollit shqiptar ishte vërtet një moment i dhimbshëm për të dyja klubet.
Këtij momenti dramatik në këtë fund të këtij edicioni i shtohen dhe ndeshjet e tjera që luheshin sot në të njëjtin orar, ku përveç Tiranës dhe Vllaznisë, rrezikoheshin dhe Laçi me Flamurtarin.
Por, në Laç gjithçka u kthye në qesharake pasi vendasit arritën të fitonin me rezultatin 2-1. Mjafton të shikosh golat e skuadrës krubinase për të kuptuar që aty vetëm për futboll nuk flitej, duke shfaqur edhe njëherë tjetër fytyrën e vërtetë të këtij sitemi të korruptuar, për ta përqëndruar garën për mbijetesë vetëm tek një takim te ai i “Loro Boriçit”.
Më rënien e Tiranës futbolli shqiptar ka humbur një nga sfidat më të bukura të kryqytetit, ka humbur derbin që ndizte kryeqytetin me atë atmosfera të mrekullueshme që krijohej që një javë përpara.
Ky sezon që na u servir si një nga më të bukurit që pas viteve ’90 nga mediat e kontrolluara nga FSHF-ja rezultoi vetëm një farsë, duke u mbyllur në mënyrën më të turpshme të mundur.
Futbolli jonë e preku fundin që javën e kaluar, ku Kukësi shpallet kampion në një garë qesharake, pasi e fituan në fund në një sfidë maskard falë një arbitri të vendosur me porosi nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për ta shpallur kampion.
Ndaj ky sezon është një nga më të dështuar, kjo për shkak dhe të një institucioni si FSHF-ja që kurrë nuk ka lejuar që të luhet drejt!
Si do ta justifikoj FSHF gjithë këtë maskaradë e cila për të gjithë sportdashësit iu servir si garë, por ajo nuk ishte veçse një fasad e cila ishte vendosur që në fillim.
Mbase për zyrtarët e federatës nuk do jet problem që Tirana sdo të luaj sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar, por një boshllëk të madhë ajo ka lënë që pa nisur sezoni i ri, si te kundërshtarët edhe tifozët.
Shpresojmë që skena të tilla mos të ndodhin më në futbollin shqiptar dhe nga sezoni i ardhshëm të ketë një garë të pastër dhe fitues të dali më i miri dhe jo ta vendosi FSHF.
Diskutime rreth kësaj post