Federata botërore e futbollit është duke menduar për një plan të ri përsa i përket klubeve. Plani i ri i FIFA-s ka të bëjë me organizimin e një turneu që e kalon nivelin e kompeticionin madhor të Europës, UEFA Champions League.
Ky kompeticion thuhet se do të quhet “kupa botërore e superklubeve”.
Në praktikë, ky do të jetë një turne mes 16 ose 24 (mbetet për t’u vendosur) skuadrave më të mira në planet. Kjo ide e re e FIFA-s është aprovuar edhe nga Van Basten dhe Boban.
Në këtë ndarje do të përfshihen edhe skuadrat e Amerikës Jugore.
Nëse çdo gjë do të ecë mirë, ky kompeticion do të zhvillohet në këtë mënyrë: nëse 16 skuadra do të marrin pjesë, atëherë ndarja do të bëhet në katër grupe me nga katër skuadra secila. Në rastin tjetër me 24 skuadra, do të formohen tetë klube secili me nga tre skuadra.
Por cilët do të jenë pjesëmarrës në këtë turne?
Pa dyshim që do të jenë skuadrat fituese nga të paktën dy sezonet e fundit të Champions Ligës, Europa Ligës dhe “Copa Libertadores”, nga e cila do të vendosen edhe pjesëmarrësit pas finaleve respektive.
Në rastin e përfaqësimit të gjashtëmbëdhjetë skuadrave do të mbeten katër vende bosh, në të cilat do të caktohen fituesit e edicionit të fundit në Azi, Afrikë dhe në Amerikën e Jugut dhe atë të Veriut. Turneu do të luhet çdo dy vite, ku vendi pritës do të caktohet në të njëjtën mënyrë sikurse ndodh në Kupën e Botës.
Diskutime rreth kësaj post