Nga Dushun Wang
Asnjëherë nuk është vonë për të mos i ndjekur ëndrrat.
“Emri im është Dushun Wang.
Lindur dhe rritur në Shenyang, Kinë.
Shumë njerëz filluan të më vënë re pas një parade mode. Disa njerëz më thërrasin ‘Gjyshi Seksi’. Disa të tjerë thonë që jam një sensacion i menjëhershëm interneti.
Por e dini çfarë, për tu përgatitur për këtë ditë, unë kam punuar për 60 vjet.
Kur isha 24 vjeç, punoja si aktor teatri.
Kur isha 44 vjeç, fillova të mësoj anglisht.
Kur isha 49, krijova trupën time të pantonimëve.
Kur isha 50 vjeç, shkela për herë të parë në palestër dhe fillova të stërvitem.
Kur isha 57 vjeç, u riktheva sërish në skenë dhe krijova formën e vetme të artit perfomues të quajtur ‘Performanca e skulpturave të gjalla’.
Kur isha 70 vjeç, ju futa seriozisht palestrës.
Kur isha 79 vjeç, eca për herë të parë në një paradë mode.
Tani jam 80 vjeç dhe kam akoma shumë brenda meje, kam akoma shumë ëndrra për të realizuar.
Më besoni potenciali mund të eksplorohet. Kur mendoni se është shumë vonë, kini kujdes që mos ta lini këtë të jetë justifikimi juaj për të hequr dorë. Asnjë njeri nuk ju ndalon të keni sukses përveç vetes suaj”. – Dushun Wang.
Shënim i redaksisë: Materiali është marrë në Faqen zyrtare në Facebook të CEO dhe Presidentit të Agna Group, Vasil Naçi
Diskutime rreth kësaj post