Nga Mero Baze
Lulzim Basha duket se po kalon orë plot tension në zyrat e Partisë Demokratike, duke provuar se produkti më I keq I çadrës, janë fakti që ai e mbështeti aksionin politik tek njerëzit e tij besnik dhe jo tek ndonjë frymë e re, që po prodhohej nga shoqëria. Servilë dhe mediokër brenda partisë dhe aleatët e vegjël të PD, të cilëve u premtoi listat në zgjedhje, janë tani problem I pazgjidhur I tij.
Aleatët e Partisë Demokratike po përplasen pikërisht për premtimin që Lulzim Bahsa u ka bërë dy muaj më parë, kur ata tentuan të rregjistrohen në zgjedhje pa PD. Në atë kohë Basha u kërkoi të mos rregjistrohen në zgjedhje, nën premtimin se ata do të ishin pjesë e listave të Partisë Demokratike dhe duhet të mos dobësonin frontin opozitar.
Premtimi ishte I egzagjeruar, dhe mund të mos ishte bërë, por Basha në atë kohë kishte më shumë nevojë të mbante aleatët në çadër se sa të kishte një listë pa aleatët sot. Të gjithëve na dukej qesharake vajtja aty e “Kaubojsit” apo statuset përbetuese të Kreshnikut, por Basha ishte gati ti shiste për seriozitet, ngaqë ishte në hall.
Pas dy muajsh, Basha tani duhet të përballet me gënjeshtrën e vet. Ai duhet të zgjedh të mbaj fjalën dhe të shkatërroj listën e PD, ose të pranoj gënjeshtrën dhe të vazhdoj tutje pa ata.
Kur një aksion politik nuk e mbështetet mbi të vërteta, por mbi blerje aleatësh me vende në parlament, duhet dhe të paguash. Dhe tani ai duhet ti fus ata në lista, ose të paguaj koston e gënjeshtrave të tij.
I njëjti fenomen po ja rëndon dhe listat e vet PD. Po ta shikosh kush e ka të sigurt vendin në lista dhe kush nuk e ka, e kupton, se mediokriteti dhe servilizmi që u vunë në funksion të çadrës, ka fituar mbi vlerat e reja të PD biles dhe për ato pak fytyra të reja që u shfaqën në çadër. Ata duket se po shëprblehen më shumë si çakej ndaj zërave kritikë në PD, se sa vlera të nevojshme.
Nëse e shef kush e ka të sigurt emrin në krye të qarqeve dhe kush po lakohet për tu flakur, e kupton se çfarë ka prodhuar çadra.
Profili i 12 kryesuesve të sigurtë të qarqeve, është një shpjegim I pafjalë I pafuqisë së kryetarit të Partisë Demokratike për ti ikur mediokritetit dhe figurave banale të Partisë Demokratike.
Disa prje tyre edhe sikur të përfliten si mbështetës të PD, të prishin punë dhe jo më të jenë në krye të qarqeve.
Marrim për shembull faktin që Lulzim Basha ka konfirmuar në krye të Qarkut të Kuksit Flamur Nokën, një figurinë qesharake, I cili nëse nuk do të kishim një prokurori të pakapur poltikishtë, nuk do të ishte më deputet. Është një person që ka pranuar se UDB I ka kërkuar të kthehet në Shqipëri dhe të bashkëpunoj me të, dhe që këtë nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, çka përbën vepër të pastër penale dhe humbje të mandatit të deputetit. Është ministri i brendshëm me bilancin më të keq sa i përket vrasjeve në Shqipëri, sidomos vrasjeve të komisarëve prej kriminelëve, edhe pse qëndroi vetëm një vit në krye. Brend akëtij viti ai po ashtu arriti të bëj pasuri të pajustifikuara dhe apartamente luksoze në vendet më të shtrenjta të Tiranës.
Qarku I Kuksit është bastion I PD, dhe natyrisht PD mund të dal forcë e parë, por të përdorësh një qark të sigurtë të PD për të mbajtur në politikë vulgaritete të tilla , do të thotë të asgjesosh çdo shpresë për ndryshim në PD.
E njëjta gjë mund të thuhet për atë që është shpallur si I pari I qarkut të Dibrës, Gent Strazimiri. Konfliktual me stukturat e partisë dhe servil para kryetarëve të saj, ai ka një bilanc shetitës shkretues për PD, që nga Tirana në Krujë e tani në Dibër. Njësoj mund të thuhet dhe për dyshen Bozdo-Pollo në Korcë që përfaqësojnë një fraksion hileqar brenda PD, që po mbijeton fal servilizmit personal ndaj Bashës.
Ky produkt politik ëshët fal mënyrës se si Basha e organizoi aksionin politik në çadër, duke u bazuar tek mercenerizimi I PD, aksioni I paguar nga bota e kriit q ëtnai po e depërton në adminsitratën teknike, dhe blerja e mbështetjes së aleatëve të vegjël duke u premtuar vende në lista. Është kjo arsyeja që ai ka “lidh kokën me shami”, dhe nuk ja del dot me listën.
Për të gjithë ata që tani mendojnë se Basha është mbyllur në zyrë dhe sdi çtë bëj me listen, duhet ta kuptojnë se ai në fakt tani s’di ç’të bëj me çadrën dhe gënjeshtrat e saj.
Diskutime rreth kësaj post