Pa nisur ende fushata zgjedhore, Partia Demokratike i është kundërvënë një tjetër force të djathtë politike, Aleancës Popullore për Drejtësi, duke kërkuar nga KQZ-së të vendosë ndryshimin e emrit të saj.
Kryetari APD-së Bilal Kola thotë se baza ligjore mbi të cilin ngrihet pretendimi, nuk mund të merret në konsideratë, pasi si germat nistore ashtu edhe logo e partisë, nuk kanë asnjë ngjashmëri me emrin dhe logon e PD-së.
Kola kujton se të njëjtën përpjekje PD ka bërë edhe në vitin 2001 me PDR-në, partinë që drejtohej nga Genc Pollo. Porse nuk pati sukses. Duke shprehur sekpticizmin ndaj një vendimi të drejtë nga ana e KQZ-së, Kola thotë se nëse do i jepet të drejtë PD-së, APD do vijojë procesin gjyqësor, madje duke iu drejtuar edhe kancelarive ndërkombëtare.
Aleanca Popullore për Drejtësi, është një ndër forcat politike, e cila është regjistruar si garuese në zgjedhjet politike, ku do të përfaqësohet me listën e saj të kandidatëve për deputetë.
Diskutime rreth kësaj post