Partia Republikane do të dalë vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit.
Lajmi konfirmohet nga burime brenda kësaj partie, duke zyrtarizuar faktin se PR nuk e ka pranuar ofertën e Bashës.
Mediu: PR e pakenaqur nga negociatat me PD
“Vendimi u mor pas mosarritjes së marrëveshjes politike me Partinë Demokratike për të shkuar së bashku në zgjedhje.
Partia Republikane vendos të shkojë e vetme në zgjedhje të masë elektoratin e saj, pasi ka dalë e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike“, tha Mediu për Report Tv.
Mësohet se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri për kryetarin Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar pasi në Tiranë pritet që PD-ja të vijë me kandidatë të fortë.
Percahet opozita
Ky ‘divorc’ ndodh kur republikanët janë aleati kryesor i Partisë Demokratike, pasi në zgjedhjet e fundit politike morën rreth 55 mijë vota në rang kombëtar.
Sot ishte dhe afati i fundit që PD-ja të dorëzonte listën me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 qershorit. Duket se përtej ngarkesës me listat e kandidatëve dhe e deputetëve aktual, kreu Basha nuk e ka pasur të lehtë të ketë një marrëveshje me aleatët e tij.
Deri dje nuk kishte ende një marrëveshje të mbyllur mes PD-se e PR së Fatmir Mediut dhe PAA së Agron Dukës, të cilët pretendonin më shumë sesa një vend të sigurtë në listën e deputetëve, në mënyrë që të maksimalizojnë votën për opozitën dhe të heqin dorë nga dalja me listë të veçantë.
Dje Basha arriti marrëveshjen me tre parti politike, PBDNJ, PDK, dhe LZHK, krerët e të cilave janë renditur në listat fituese të Partisë Demokratike.
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka garon në qarkun e Shkodrës, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në Vlorë dhe Dashamir Shehi në Tiranë.
Pritet të mësohet sesi do të mbyllet marrëveshja me agrarët e Agron Dukës, që kanë kërkuar 3 vende të sigurta në listën e Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post