Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, ish-ministri Genc Ruli ka marrë vendim për të mos e vazhduar më tej karrierën politike.
I kontaktuar nga Panorama, Ruli u shpreh se “i kam komunikuar kryetarit të Partisë Demokratike, se nuk do të kandidoj me për deputet dhe tërhiqem nga politika”.
Genc Ruli, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, u rikthye në PD në vitin 2005, pas një kohe të gjatë jashtë politikës.
Në tre legjislaturat e fundit ai ishte deputet i Gjirokastrës, ku fillimisht u zgjodh në maxhoritar dhe me pas në dy legjislatura kryesonte listën në këte qark.
Diskutime rreth kësaj post