Kreu ne detyre i Kuvendit, Ilir Meta ka treguar sot se cila ka qene pakenaqesia e tij ne lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe menyren e tij te sjelljes per arritjen e marreveshjes me kreun e PD Lulzim Basha.
“Ajo që nuk e mendoja, se doja kurrë ishte që Shqipëria të shkonte në zgjedhje pa opozitën.
Kjo do ishte dramatike për një vend anëtar të NATOs, ua kam thënë edhe partnerëve ndërkombëtarë jam gati të jap dorëheqjen nëse opozita e kërkon këtë.
Nëse kam një pakënaqësi ndaj Ramës, duhet të kishte reflekutar më shpejt dhe ti kishte dhënë zgjidhje më shpejt kësaj situate, e vetmja pakënaqësi duhet të ishte zgjidhur kriza më përpara”, tha Meta.
Kreu ne detyre i Kuvendit, Ilir Meta, ka kritikuar sot vendimin per nderrimin e ministrit te Financave, me nje emer “teknik”, sipas marreveshjes Rama-Basha.
“Nderrimi i Ministrit të Financave nuk ishte bindës, aq më tepër duke pasur parasysh edhe cështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin makroekonomik.
Të gjithë kemi qenë të qartë që e para ishte cështja e ministrit të Brendshëm, dhe kjo eshte normale ne nje situate mosbesimi, e dyta ministri i Drejtësisë, dhe disa të tjerë sipas shqetësimeve që mund të kishte opozita”, tha Meta ne studion e Eni Vasilit ne “News24”
Diskutime rreth kësaj post