Policia ka zbuluar makinën e autorëve të atentatit në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, së cilës i është vënë flaka. Bëhet fjalë për mjetin tip “BMW”, me targë AA 348 PO.
Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë, që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./
Diskutime rreth kësaj post