Asnjë prej televizioneve informative në vend nuk e ka pasqyruar paraditen e sotme aktivitetin e kryeministrit Edi Rama me banorë të Kasharit.
Opinion.al shkruan se teksa Rama fliste për marrëveshjen me Bashën dhe kërcënonte se mund ta prishte atë nëse PD nuk i përmbahet kushteve për Vetingun, asnjë televizion nuk e transmetonte me pamje, duke u mjaftuar vetëm me flash-in informativ (teskt në cep të ekranit).
Aktiviteti i Ramës u transmetua vetëm në kanalin e tij online ERTV. Përkrah Ramës ishin dhe Veliaj e Tahiri.
Por çfarë po ndodh me mediat?
Nuk dihet nëse ky është një vendim i koordinuar dhe po i bëhet bllok Kryeministrit në mënyrë të organizuar apo është zgjedhje e redaksive të secilit televizion. Ajo që dihet me saktësi është se Rama nuk u pasqyrua “live” në TV siç ka ndodhur çdo ditë tjetër.
Dhe kjo ndodh një ditë pas reagimit të shoqatës se mediave elektronike, e cila ngriti shqetësimin se dy partitë e mëdha PD-PS janë bërë bashkë kundër televizioneve private.
Sipas shoqatës, me një ligj të pakonsultuar dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor është vendosur që partitë politike gjatë fushatës të transmetojnë reklama pa pagesë në TV dhe pse këto të fundit janë pronë private.
Diskutime rreth kësaj post