Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme me gratë e Durrësit theksoi se me fitoren e Vetingut ka fituar gjithë Shqipëria e njerëzve të zakonshëm.
“Mbrëmë arritëm të votojmë Vetingun. Shumica shprehej mos ta vëmë në program se nuk e realizojmë dot. Por unë isha nga ata që insistonin do ta vëmë në program dhe do ta realizojmë. Unë i besoj asaj që njeriu duhet të përpiqet për të realizuar ato që dëshiron. Dhe kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë për të ndryshuar sistemin gjyqësor në vend, duke e pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se është kënaqësi shumë e madhe që Vetingu fitoi si rezultat i një marrëveshje që u bë për Shqipërinë. Nuk u bë për interesin e PS-së , por për Shqipërinë. Kur më thonë që lëshove shumë se morën shumë ministra me ato që fiton Shqipëria hallall ministrat deri në 25 qershor”.
“I futa në qeveri që më 26 qershor të mos thonë prapë na i vodhët, por të pranojnë rezultatin”,shtoi kryeministri.
Sipas tij, me Vetingun dhe pastrimin e pallatit të drejtësisë do t’i jepet mundësia gjykatësve dhe prokurorëve të kenë duart e liruara.
“Shqipëria sot është më e mirë se Shqipëria dje. Shqipëria sot ka më shumë shpresë e energji pozitive dhe më shumë hapësirë për të komunikuar me njëri tjetrin”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post