Nje person ka mbetur i vdekur dhe 2 te tjetër janë plagosur në një sherr me thika të ndodhur në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se viktima, person me probleme të shëndetit mendor, shtetasi me inicialet L.Q, ishte marrë në pune në rezervatin e peshkimit, për ta ndihmuar financiarisht. Sakaq, krimi, motivet e të cilit mbeten ende mister, ka ndodhur brenda këtij rezervati rreth orës 13:20. Ndërkohë, shtetasit me inicialet Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe E. Xh., rreth 50 vjeç ndodhen në spitalin e Durrësit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe E. Xh., rreth 50 vjeç.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NGJARJA
Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20 , jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh. ,rreth 50 vjeç.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post