Pas ngjarjeve terroriste në Manchester ku humbën jetën 22 persona, UEFA ka reaguar zyrtarisht në lidhje me masat e marra për mbarëvajtjen e finales së Europa Leagues e cila do të zhvillohet nesër në Stokholm të Suedisë.
UEFA ka siguruar të gjithë sportdashësit se nuk ka informacione nga inteligjenca që sugjerojnë se finalja e Evropa Ligës mund të jetë preh e ndonjë sulmi të mundshëm terrorsit, shkruan “Goal.com”.
“Momentalisht nuk ka ndonjë informatë specifike të inteligjencës që mund të sugjerojë se ndonjë nga aktivitetet e finales së Evropa Ligës në Stokholm mund të jenë cak i sulmeve. UEFA është duke punuar nga afër me autoritetet lokale dhe Federatën e Futbollit të Suedisë tash e disa muaj, ndërsa rreziku për sulme terroriste është marrë në konsideratë që prej fillimit të projektit. Për më tepër, një numër i masave shtesë janë zbatuar pas sulmit në Stokholm prillin e kaluar. Për shkak të aranzhimeve të rrepta të sigurisë, UEFA u bën thirrje tifozëve që të mbërrijnë në stadium sa më herët që është e mundur, për shkak se do të ketë kontrolle të detajuara në hyrje, që do të rezultojë në vonesa të mundshme gjatë hyrjes në stadium”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Kujtojmë që finalja e madhe mes Ajaxit dhe United do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:45.
Diskutime rreth kësaj post