Marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës duket se ka rikthyer entuziazmin tek sipërmarrja, e cila shprehet e lehtësuar lidhur me kostot që mund të shkaktonte kriza në ekonomi.
Por tani, përfaqësues të biznesit kërkojnë të ulen në një tryezë me partitë politike për të njohur ofertën e tyre ekonomike.
“Kemi patur deri tani vetëm deklarata, por nuk kemi patur qasje dhe tryeza konstruktive për të marrë rekomandimet. Jemi në pritje. Sipërmarrja është shumë e interesuar të dijë cili do të jetë programi ekonomik i një qeverie në shtator të 2017-s. Kemi interes që niveli i taksave të ulet siç kemi interes edhe që bilanci i shtetit të jetë i konsoliduar”, deklaron Arben Shkodra, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë raporton tch.
Por situata politike në vend nisi të krijonte një situatë pasigurie tek biznesi, duke frenuar projektet e reja dhe vënë në pikëpyetje rimëkëmbjen.
Diskutime rreth kësaj post