Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në dikastere të rëndësishme. Mësohet se zv.ministri i Financave Ervin Mete është liruar nga kjo detyrë dhe është zëvendësuar nga Irena Beqiraj.
Po ashtu Erilda Gjonaj është emëruar si zv.ministre e Drejtësisë pas lirimit të Eridian Salianjit.
Rovena Voda ka zëvendësuar Elona Gjebrean në ministrinë e Brendshme.
Mësohet se në ministrinë e Shëndetësisë Mira Kapisyzi është emëruar zv.ministre.
Lirohet Redi Shtino dhe emerohet Gerti Janaqi si zv. minister i Arsimit
Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Lëvizjet janë bërë pikërisht në ministritë ku sot pritet të emërohen propozimet e opozitës.
Ndryshime ka pasur edhe për prefektët, duke qenë se disa prej aktualëve kandidojnë për deputetë.
Admir Abrija emerohet Prefekt i Tiranes.
Pandi Papando emerohet Prefekt i Korces.
Vasil Bregu emerohet Prefekt i Fierit.
Ardit Demiri emerohet Prefekt i Elbasanit.
Emiljan Jani emerohet Prefekt i Durresit.
Ardit Kaja emerohet Prefekt i Dibres.
Valbona Zylyftari emeroher Prefekt i Beratit.
Diskutime rreth kësaj post