Nga Skënder Karaçica
Nexhmedin Spahiu në televizionin e Serbisë duhe hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama
Nuk e kemi të qartë se çfarë ,,misioni paqësor,,(sic!)ka mare mbi supet e veta profesori i mjerë nga Mitrovica,që RTS1 e quante profesor të Universitetit të Prishtinës,i cili gjatë tërë kohës në këtë (pa)debat të shëmtuar me dy kriminelët serb,Saphiu fliste me gjuhën e renegatit dhe njeriut më antishqiptar të Ali Shukriut që kishte prejardhje nga Mitrovica,njeriu i ngjitur në organet më të larta të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë,thotë në këtë reagim SHSHA në Çikago.
Përmes belbëzimeve të ,,sintaksës serbe,,Nexhmedin Spahiu ia bënte qejfin Ivica Daçiq,pionerit të Sllobodan Millosheviq, që përmes programeve ushtarako-policore kishte për qëllim të djegë tokën e Kosovës dhe të asgjësojë deri në substancë popullin shqiptar në tokën e vet etnike.
Këtë të dhënë të kohës,Spahiu e kishte harruar dhe shkonte aq larg saqë pa fije turpi dhe prej sedrës së tij prej,,profesorit,,e quante kryeministrin shqiptar Edi Ramën nën ,,ndikimin e drogës,,kur në disa paraqitje pati falur haptas për çështjen shqiptare në Ballkan dhe të çështjes së Kosovës në raport me BE-në,thotë për opinion SHSHA dhe ia tregon vijat e turpit Spahiut që në Beograd fynte Shqipërinë dhe Kosovën.
Po i tregojmë Nexhmedin Spahiut dhe Ivica Daçiq se shqiptarët e ripushtuar në Kosovë dhe në viset tjera etnike asnjëherë nuk e patën konsideruar për shtet të vetin as ish-Jugosllavinë e aq më pak Serbinë që ishin në luftë të pareshtur për liri dhe pavarësi që nga vitet 1844-1999,thotë SHSHA në Çikago.Si është e mundur që Spahiu rastin e masakrës deri në gjenocid të Reçakut pajtohej me dy kriminelet në RTS1 në Beograd,që e thoshte pioneri i Millosheviq,Ivica Daçiq se këtë rast e ka ,,fabrikuar,,
Viliam Voker se sipas tij nuk ka pasur masakër në Reçak dhe e tërë kjo është bërë për të bombarduar Serbinë.
Tashti Serbia përmes protagonistit të kohës vrastare të Serbisë ndaj Kosovës,Ivica Daçiq dhe argati i djallit N.Spahiu, mundohen që problemin e luftës dhe të masakrave që patën kryer formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe ndaj Kosovës,të shkojnë sipas kriminelit serb në ,,muzeun historik,,të harresës historike.
N.Spahiu në debatin e me dy kriminelët serb TVS1 në Beograd,foli në rolin e një ,,prokurori,,edhe për dy liderët shqiptar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.Përderisa N.Spahiu mendote e harronte se çfarë të thoshte më parë,Ivica Daçiq,në stilin e tij prej,,diplomati,,thoshte se ai kishte propozuar,,paqe,,,me Hashim Thaçin,që për dy popujt viktima të luftës në Kosovë të bëjmë një ,,përmendore,,të përbashkët(!).Kush e bën këtë në botë,agresori dhe çlirimtarët të jenë në një përmendore të përbashkët(shqiptarët dhe serbët).
Skandaloze se jo mahi,këtë e bën Serbia dhe me çdo kusht gjatë këtyre viteve,ajo shpeshherë ka luajtur në kartën e xhokerit për të fituar në tovolinë luftën politike.Kjo kurrë nuk do të ndodhë që të kemi sërish përmendore të ,,vëllazërim-bashkimit,,me motivet e njohura të Serbisë,vraj natën e qaj ditën,thekson në këtë reagim SHSHA në Çikago.
Diskutime rreth kësaj post