Kryeministri Edi Rama dhe lideri I opozitës Lulzim Basha janë takuar sërish këtë të dielë dhe ashtu siç parashikohej, në fokus të diskutimeve pritet të jenë emrat e rinj të ministrave teknikë dhe ai i zvkryeministrit.
Takimi mes të dy palëve është duke u zhvilluar tek Pallati I Kongreseve në Tiranë.
Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve të enjten, opozita do të zgjedhë 6 ministra teknikë dhe postin e Zv/Kryeministrit të vendit.
Vetë Basha mori kohën e duhur për të sjellë në tavolinë kandidatët që ai do të propozojë për 6 ministritë që opozita do të drejtojë dhe emrin e zvkryeministrit.
Tashmë pritet që me përfundimin e takimit, më në fund të mësohen emrat e gjysmës së qeverisë.
Kujtojmë se e nesërmja do të jetë një ditë e ngjeshur në politikë, pasi pritet që pasdite, parlamenti të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur ministrat e rinj.
Gjithashtu pritet që nesër pasdite, opozita të sjellë emrat e saj për komisionet e vettingut, duke i hapur kështu më në fund rrugën nisjes së procesit.
Nga ana tjetër, parlamenti do të diskutojë gjithashtu për lëvizjen dhe emërimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e paktit Rama- Basha. Kujtojmë se palët kanë rënë dakort për ndërrimin e drejtuesve të OSHEE-së, ALUIZNI-t, Drejtorisë së Burgjeve si dhe kryetarit të KQZ-së. /b.d
Diskutime rreth kësaj post