Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar maksimalisht marrëveshjen Rama-Basha si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.
Kreu i shtetit, në një deklaratë për shtyp, gjithashtu shpreh mirënjohjen edhe për kontributin e miqve europianë dhe amerikanë të Shqipërisë.
Bazuar në kërkesën e mazhorancës dhe opozitës për caktimin e zgjedhjeve parlamentare, Presidenti ka vendosur që të ndryshohet data për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në 25 qershor 2017.
Gjithashtu, e njëjta datë është dekretuar edhe për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë.
Diskutime rreth kësaj post