Myftiu i Tiranës, Ylli Gura ka bërë një deklaratë për shtyp në lidhje me marrëveshjen politike Rama-Basha.
Ai ka sqaruar edhe qëndrimin e Komunitetit Mysliman për çështjen e zgjedhjeve, që zhvillohen në ditën e Bajramit.
“Ne sot, si Komuniteti Mysliman Shqiptar rikthejmë në vëmendje të opinionit kërkesën dhe thirrjen tonë të sinqertë për të patur një proces zgjedhor sa të lirë, të qetë e të sigurtë, duke qenë se dita e Bajramit të Madh mendohet të jetë 25 qershor 2017, ditën e zgjedhjeve, ditë kur ne si komunitet fetar do të japim mesazhin tonë përmes zgjedhjes së udhëheqësisë së vendit”, ka thënë Gura.
Duke qenë se edhe muaji i Ramazanit përkon me fushatën zgjedhore, myftiu ka ftuar politikanët që të tregohen të kthjellët.
“I drejtohemi klasës politike që përgjatë këtij muaji të begatë të jenë të kujdesshëm, të matur, që të krijohet një atmosferë paqësore, për mosmëpërkëmbjen e vlerave të Ramazanit. E drejta e votës është përgjegjësi sa historike aq dhe qytetare”, ka shtuar Gura.
Diskutime rreth kësaj post