Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i ka bërë thirrje besimtarëve dhe qyetarëve të vendit të votojnë në datën 25 qershor, pavarësisht se kjo ditë përkon me festën e Bajramit.
Gurra: Për të përcjellë njëherazi shpjegimin e përkimit të datës së zgjedhjeve 25 qershor 2017 me datën e Bajramit të madh, nuk përcjell asnjë negativitet në raport me besimtarët dhe besimtaret.
Fushata zgjedhore përkon gjithashtu me muajin e Ramazanit; agjërimin prej 30 ditësh të besimtarëve myslimanë, ndaj, myftiu i Tiranës apeloi politikën të jenë të kujdeshëm dhe të matur në mesazhet që i përçojnë qytetarëve.
Gurra: Duke i bërë thirrje klasës politike për uljen e gjakrave, për krijimin e urave të komunikimit dhe arritjen e një klime paqësore, qoftë klasës politike, qoftë atmosferës mbarë qytetarë në prag zgjedhor.
Ky reagim i Myftiut të Tiranës, vjen pas disa qëndrimeve nga besimtarët myslimanë apo imamë që zgjedhjet të shtyheshin në një tjetër datë dhe të mos zhvilloheshin në ditën e Bajramit. Për të sqaruar dhe qetësuar të gjithë ata që agjërojnë dhe kremtojnë Bajramin, Myftiu i Tiranës u ndal në rëndësinë që ka kjo ditë si e drejtë kushtetuese për të zgjedhur elitën partiake që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post