Nga Fatjon Baze
Kukësi arriti që për herë të parë në historinë e klubit të tij të fitojë titullin kampion të Kategorisë Superiore, duke triumfuar në ndeshjen e fundit finale kundër skuadrës së Skëndërbeut me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar nga korati Pero Pejiç.
Një titull që padiskutim u fitua në mënyrë të turpshme, pasi faktori kryesor i këtij triumfi ishte një gjyqtar i cili nuk la gjë pa bërë për t’i dhuruar fitoren skuadrës verilindore.
Enea Jorgji është fytyra e vërtetë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë klubeve që në vendin tonë fitojnë pa meritë, duke e vendosur gjithçka në prapaskenë.
Sot ai dha dy kartona të kuq në mënyrë absurde dhe një penallti mjaft skandaloze në dëm të ekipit të Skëndërbeut, duke e nxjerrë pa meritë Kukësin kampion të Kategorisë Superiore.
Më skandalozja është që ky arbitër i paftyrë ka qenë i penalizuar nga FSHF-ja dhe u rikthye qëllimisht në këtë ndeshje kryesore për të vulosur fatin e titullit kampion.
Por, ajo që duhet theksuar është se degjenerimi i futbollit shqiptar ka kapur majat.
Federata Shqiptare e Futbollit, ka rolin e saj kryesorë në këtë degradim ku futbolli jonë ka përfunduar, pasi gjithmonë ka caktuar që në fillim se kush skuadër do të dalë kampion, se kush skuadër do të hyjë në Kupat e Europës, dhe se kush skuadër do të bjeri nga kategoria.
Pas më shumë se gjashtë vitesh duke e favorizuar haptazi ekipin e Skëndërbeut duke i dhënë tituj kampion skandaloz si ky i sotmi, këtë vit vendosën të ndryshojnë qytet.
Safet Gjici ka qenë një nga presidentët i cili është penalizuar nga Federata Shqiptare për tu mos u shpallur kampion në kohën kur ekipi i tij luftonte drejt, ku nuk i ka kuryser dhe akuzat e ashpra ndaj kreut të korruptuar të atij insitucioni Armand Duka.
Por, pasi e kuptoi që në shqipëri nuk fitohet duke luajtur ndershmërisht, edhe ai u bë pjesë e këtyre pazareve të pista për të marrë këtë titull.
Ai u bë palë me Armand Dukën për të cilin nuk kishte lënë fjalë pa e sharë dhe arriti që të fitojë një titull të turpshëm, i cili tashmë do ta shesë veten si një njeri të sukseshëm në fushatën elektorale pasi kandidon për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në këtë qytet.
Mjaftojm të kujtojm se si i ka fituar dy përballjet me Tiranën, si në ”Selman Stermasi” ashtu dhe në “Zeqir Ymeri” për të kuptuar se sa shumë e kanë “merituar” titullin kampion.
Mjafon të kujtosh gjithashtu se si ka fituar dhe me Partizanin në Kukës falë një tjetër favorizimi haptazi nga arbitrat.
Dhe aq frikacak u treguan në fund saqë nuk kursyen as skuadrën e vendit të fundit Korabin, për t’i marrë ndeshjen në tavolinë, ku të shikosh golat e shënuar janë shumë qesharak.
Ky titull kampion ka vetëm një emërtim, fjalën TURP!
Festa fallco në fund të ndeshjes e tregoi mësë mirë!
Diskutime rreth kësaj post