Të shtëna me armë zjarri, dyshohet kallashnikov, u raportuan pak minuta më parë në rrugën e Marinës në Vlorë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe deri tani thotë se janë gjendur rreth 25 gëzhoja në tokë në hyrje të rrugës në fshatin Kaninë.
Dyshohet për të shtëna në ajër, por nuk dihet ende nëse është atentat apo jo. Paraprakisht thuhet se ka pasur perplasje mes dy personave.
Policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha pikat kyçe të qytetit bregdetar.
Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga ngjarja dhe policia po kreh zonën për të gjetur autorët e dyshuar.
Diskutime rreth kësaj post