Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi bën llogaritë e 25 qershorit në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, duke parashikuar sa mandate do marrin tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI, por edhe forca e tij politike.
Gjinushi thotë se PS nuk merr më shumë se 66 mandate, LSI sipas tij bie mes 9 dhe 15 deputetë, ndërsa PD do variojë ndërmjet 50 dhe 60 mandate deputetësh.
“Me kushtet e krijuara, PS nuk merr dot më shumë se 66, pra s’e kap 70-ën. PD-ja me çadrën, Rama i dha dorën, përveçse thotë se sigurova pjesëmarrjen. Kjo do të ketë efekte në elektorat. LSI do tentojë nga një deri në 2 për çdo rajon. Tavani është 12-15, dyshemeja te 8-9. Ndërsa PSD do marrë mbi tre mandate. PD do marrë 50-60 deputetë”, u shpreh Gjinushi.
“Nishani të mos e dekretojë 25 qershorin”
Kreu i PSD, shpreh rezerva për marrëveshjen Rama-Basha. Ai theksoi se po të ishte President i Republikës nuk do ta dekretonte datën 25 qershor të vendosur nga negociatat mes Ramës dhe Bashës.
“Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore”, u shpreh Gjinushi, duke vijuar se Nishani s’duhet ta dekretojë 25 qershorin. “Po të isha, s’do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme”.
VIDEO-Emisioni 45 minuta, i ftuar Skënder Gjinushi
Pse Rama u bind për “bashkëqeverisje” me PD?
Ishte i detyruar të bënte marrëveshje. Marrëveshja jashtë qeverisë teknike, në maksimum i ofronte opozitës garanci për paanshmëri në zgjedhje. E nisim nga data juridike, baza ligjore, me këtë ne s’kemi hyrë as në 1997, as në 2007. Në të vetmin rast kur është kërkuar të hyhej në zgjehje pa Kod ka qenë 2007-a, kur ne kërkonim shtyrjen e zgjedhjeve. Ai u ndal atëherë dhe u bë një paketë e negociuar me z.Moisiu dhe u shtynë zgjedhjet. Isha dyshues atëherë se një nga kërkesat, kur u shtynë zgjedhjet, sepse ne kërkonim sesi do kontrollohesin certifikatat e falsifikuara dhe na thanë të shoqëroheshin jo vetëm me pasaportë por me akte pronësie që ishin më të manipulueshme. Ne sot jemi 38 ditë para zgjedhjeve, listat dorëzohen 50 ditë para dhe i gjithë procesi mbyllet 42 ditë para. Pra, listat e 18 qershorit dolën jashtë afatit sepse dolën se ishin dorëzuar një ditë gabim. Pra, i quajnë të paligjshme vetëm për një ditë. Më pas, u tha se pas datës 7 maj nuk kishte më mundësi regjistrimi PD, sepse mbaroi afati ligjor 42 ditor. Për të gjithë, regjistrimi deri me 16 është i paligjshëm, si bëhet i ligjshëm tani? Me vendim partish! KQZ merr urdhër dhe thotë po më solle një listë PS e PD regjistrojeni, unë e regjistroj. Jemi në kushtet që regjistrimet janë jashtë afateve.
Një nga njerëzit që s’është shprehur ende, është Presidenti, nëse nuk e dekreton 25 qershorin…
Po të isha, s’do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme. Kemi bërë lloj lloj zgjedhjesh dhe janë justifikuar me marrëveshje politke edhe Dushuku e disa deformime që i kanë kushtuar Shqipërisë. Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore.
Cili është mekanizmi që frenon 25 qershorin?
Ligjërisht s’është, pra kemi vetëm marrvëshje, 26 maji për listat është bërë me marrëveshje. Anëtarët e KQZ do i shohim nëse janë kamikazë apo jo. Ajo që bën që të shihet marrëvesja si e dyshimtë është se doli nga qëllimi i vet, PD tha se nuk i dilte koha kur erdhi McAllister, nuk i dlinin tre javë përtej 18 qershorit, tani kur kaluan tre javë, humbi dhe tre javë të tjera. Po të isha jurist dhe po të më kërkonin këtë gjë, do dorëzoja diplomën. Bylykbashi bërtiti se listat e 18 qershorit janë të paligjshme, tani u bënë të ligjshme prej marrëveshjes?
Si mund të dekretohet data 25 qershor?
Duhet një dispozitë kalimtare në Kod. Mund të bëhet edhe me akt normativ nga Këshilli i Ministrave, por pa shkelur minimumin e afateve të Kodit.
Kush e çon në Kolegj?
Nëse në Kolegj ka filluar efekti i Vettingut, zgjedhjet bëhen të paligjshme. Nëse janë të urdhëruar, drejtësia vepron me precedent.
Mos është kjo marrëveshje për të ngrënë të vegjlit…? Si del e majta në zgjedhje?
Me marrëveshjen “Bic Mc” fiton Luli. E majta del më e dëmtuar, me votat e saj për 4 vjet, fiton LSI. Pra, me votën time fitojnë të tjerë.
Edhe në numra?
Me kushtet e krijuara, PS nuk merr dot më shumë se 66, pra s’e kap 70-ën. PD-ja me çadrën, Rama i dha dorën, përveçse thotë se sigurova pjesëmarrjen. Kjo do të ketë efekte në elektorat.
Po LSI?
Jo për propagandën tonë, por nëse do vazhdojnë të bëjnë atë që indirekt e bënë, të mos lejojnë koalicione, kur rregullat e lojës ishin ndryshe. OSBE tha që 6 muaj para nuk preket Kodi, tani thonë 30 ditë para se s’ka koalicione dhe pragu shkon 7-8%. Nëse PS, ose e majta në tërësi, do mbajë sërish raport jo miqësor ndaj aleatëve, e majta nuk i fiton zgjedhjet. Edhe sikur të marrë aleatë të tjerë, me 3-4 mandatë, prapë s’i bën 71.
Po LSI?
Do tentojë nga një deri në 2 për rajon. Tavani është 12-15, dyshemeja te 8-9. Ndërsa PSD do marrë mbi tre mandate.
Po PD?
PS gabon me aleancat çuditërisht, zgjedh rrugën më të keqe për të fituar. Këtë e ka bërë që nga 2001 e këtej. PD ka vendosur t’i fusë bashkë aleatët që të mos ketë rrjedhje votash. Në 2013-ën ishin diku 50 e ca. Në 2015-ën ishin aty-aty me PS. PD do marrë 50-60 deputetë. Dua të theksoj, ishin zgjedhje të fituara, ishte betejë e fituar, por Rama u tregua më i hapur sesa duhet./report tv
Diskutime rreth kësaj post