Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me krerët e PD-së në rrethe. Mësohet se në fokus të takimit është strategjia e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.
Basha ka informuar krerët e PD në rrethe për paktin me Ramën.
Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se kreu i opozites ka falenderuar kreret e degeve per rezistencen 90 ditore ne cadren e ngritur para kryeministrise.
Ai i ka kerkuar krereve te PD-se ne rrethe qe te mbajne ‘ndezur motorret per fushaten elektorale’ ne keto 36 dite deri ne zgjedhje.
Basha ka kerkuar gjithashtu nga deget qe te depozitojne listat e emrave qe ka propozuar baza ne menyre qe te behet perzgjedhja e 140 kandidateve per deputete.
Ne te njejten kohe lideri demokrat ka kerkuar emra nga deget edhe per gjashte pozicionet qe krijohen per ministra teknike.
Pas takimit me ta, Basha pret aleatët. Edhe ky takim është për paktin me Ramën dhe zgjedhjet e 25 qershorit.
Diskutime rreth kësaj post