Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se e vetmja pikë nga marrëveshja Rama-Basha ku është fokusuar LSI janë një datë zgjedhjesh dhe të gjithë ‘lojtarët në fushë’, duke shmangur kështu dhe interesin për funksionimin për marrëveshjen e koalicionit PS-LSI.
“U arrit të evitohej katastrofa dhe qorrsokaku i rrezikshëm, nëse do të bëheshin zgjedhjet të njanshme dhe papjesëmarrjen eopzoitës. Pavarësisht tejzgjatjes tërësisht artificiale të zgjidhjes së kësaj krize, është e rëndësishme që ne më së fundmi do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse, rreziku i kaosit dhe pasigurisë u evitua. Tani do të kemi zgjedhje më 25 qershor dhe tashmë mendimi dhe vlerësimi është tërësisht në duart e qytetarëve dhe këtë vendim suprem do e marrin vetëm ata duke vlerësuar qartë dhe prerë gjithçka ka bërë dhe çdo kontribut që ka dhën cdo forcë politike në këtë moment delikat për vendin. Sot do të kemi një garë të barabartë mes tre forcave kryesore politike dhe LSI sot beson akoma më shumë se dje se do të jetë me bindje të plotë dhe pa asnjë disktuim forcë e parë politike”, deklaroi z. Vasili.
Vasili shprehu keqardhje për mohimin e të drejtës së përfaqësimit dhe pjesëmarrjes në koalicione të disa partive. “Na vjen keq që u është mohuar e drejtë e përfaësimi dhe pjesëmarrjes në koalicione sipas standardeve të kodit zgjedhor disa partive që përbën problem lidhur me demokracinë e përfqaësimit dhe zgjedhjes së mënyrës së konkurimit në mënyrë të pavarur të forcave politike. LSI qartësisht nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë gjë, dhe megjithëse kjo nuk e cënon absolutisht LSI-në, megjithatë ka mbështetur krijimin e hapësirave sa më të plota”, tha më tej Vasili.
Diskutime rreth kësaj post