Nga Muharrem Xhafa*
Basha e PD-ja u dorezuan! Ngjante ta kishin seriozisht, po u katandis “kaposhi” me pak se nje thele! U tremben! Dukeshin si “shashka”, po ku shkuan gjithe ato “perbetime, bubullima e deklarata kercenuese” te Bashes?! Kjo qe ndodhi do te paraqitet prej Bashes si nje “fitore e madhe”! “Po”, veçse me “lejen” e PS-se! PD-ja eshte e humbur! Ajo del e dyta ne zgjedhje! Perseri mbetet opozite!
Po kryeministri Rama?
Rama e “imponoi” lojen, po nuk “guxonte” ta mbyllte pa leshime, se “aq i kishte kellqet”! Pranoi shtyrjen e dates se zgjedhjeve (te tjera nuk kane peshe) per te fituar krejt zgjedhjet! Pra, zgjedhjet i fiton PS-ja! Te dyja bashke – PS-ja e PD-ja – fitojne zgjedhjet per te mbajtur ne pushtet borgjezine! Ky eshte thelbi i kompromisit! Pa asnje dyshim mbajtja e PD-se ne tapetin e zgjedhjeve kuvendore perbente e perben qellimin e angazhimit te SHBA-ve dhe BE-se!
Kush humbi!
Populli!
As dime gje dhe veshtire se do te informohet saktesisht opinioni popullor per çfare eshte biseduar naten, duke u gedhire e enjte, mes Rames e Bashes! Po nje gje mund ta themi : Veshtire te besohet se kompromisi i se enjtes kishte vetem zgjedhjet si qellim! S’eshte çudi te jete biseduar per Vetingun, per kete reforme te borgjezise, per te “amnistuar e per te shpetuar” kryebanditet e Shqiperise! Po te jete kjo populli do ta pesoje edhe me keq!
Ne fund te fundit, kjo eshte borgjezia! Per te sunduar mbi popullin, ajo e gjen gjuhen edhe ne minutat e fundit! Masat e popullit duhet te binden se kjo eshte “demokracia” e borgjezise! Rrofte populli!
*Kryetar i PPSH
Diskutime rreth kësaj post