Partia Demokratike e Kosovës është bashkuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën. Kandidat për kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kërkesa e viteve të fundit. Ky vend ka nevojë që të drejtohet nga një njeri me kredibilitet dhe ne besojmë se ky njeri është Ramush Haradinaj”, tha Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.
Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.
Më herët gjatë ditës së martë, Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit u bashkuan në një koalicion parazgjedhor me kandidat Avdulla Hotin nga LDK-ja.
Që prej10 majit, kur me një mocion të nismës AAK dhe Vetëvendosjes u rrëzua qeveria Mustafa, githë skena politike në Kosovë u përmbys. Spektri politik përmban tani një koalicion të tri partive që më 10 maj bashkuan votat e deputetëve në Kuvend për t’i bashkuar tashmë edhe ato të votuesve të tyre më 11 qershor.
Diskutime rreth kësaj post