Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik të Elbasanit.
Policia bën me dije se Sokol Hysa, 43 vjeç banues në Belshi, duke drejtuar mjetin me targa AA 633 PU në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në fshatin Gjergjan ka përplasur me biçiklistin H.H, 68 vjeç banues në fshatin Thanë Elbasan.
H.H, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 43-vjeçarin, duke e akuzuar atë për shkaktar të aksidentit me vdekje.
Ndërsa, lidhur me ngjarjen policia e Elbasanit bën me dije se dosjen hetimore ja ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” .
Diskutime rreth kësaj post