Ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur në një takim urgjent aleatët e opozitës për të diskutuar mbi qëndrimin që duhet të mbajnë pasi kryeminsitri Rama refuzoi paketën McAllister, nga mazhoranca nuk ka asnjë të dhënë se çfarë është negociuar gjatë ditës së sotme. Asnjë zyrtar i PS-së nuk ka folur deri më tani, përveç informacioneve që janë infiltruar në media.
Ndonëse së fundi është mësuar se kryeministri Edi Rama ka refuzuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej datës 23 korrik, ende nuk dihet cila janë pikat e tjera të kontestuara nga PS, çfarë është refuzuar dhe çfarë është pranuar.
Gjatë ditës së sotme ka pasur negociata intensive mes palëve në një përpjekje tjetër për t’i dhënë fund krizës poltike. Dy kampet hynë sërish në negociata pas takimeve që zhvilloi dje në Tiranë zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee.
Diskutime rreth kësaj post