Ngjarja tragjike që i mori jetën 16-vjeçares Blerta Pepa ka indinjuar mjaft qytetarë. Vogëlushja humbi jetën parakohe për shkak të mjekimit të gabuar nga spitali Continental në Tiranë.
Të afërmit e saj kanë kërkuar drejtësi, pasi një operacioni i thjeshtë për ligamentin u kthye në tragjedi për familjen Pepa, raporton Lajme.al
Vetë spitali Continental nuk ka reaguar në lidhje me ngjarje dhe me gjasë veprimi fatal që i mori jetën do t’i faturohet personalisht mjekut fajtor. Megjithatë, në spitalin Continental nuk bëhet fjalë vetëm për një rast.
Një lum akuzash ndaj këtij institucioni privat ka ekzistuar edhe më herët. Lajme.al po sjell disa nga vlerësimet që ish-pacientët i bëjnë Continentalit:
B.Xhemi
Sherbimi i personelit ne kete spital eshte i kendshem por stafi mjeksor kam ngel shum e zhgenjyer nga doktorat e orls kisha nje muaj qe merrja mjekime teter per tjeter te adresuar nga recetat e tyre,kam qen mbi kater her per konsulte brenda nje muaji dhe me thonin ske asgje do te kaloj ke myk ne goje.kur nderrova spital dhe bera konsulte tjeter doli qe kisha gastrit ne stomak dhe nqs do isha vonuar me shum isha ne rrezik.jam e indinjuar totalisht.hapni syte se po merrni njerzit ne qafe
A.Semini
Sherbimi le shume per te deshiruar, te presesh radhen kur nderkohe ke lene orar per viziten
D.Demaj
Stafi me cop cop qe egziston doktoret flejn gjume te sorrollasin kot . 1 yll vetem per ambientin se 0 meriton
S.Rexha
Nje investim qe ben dallim me shume spitale te tjera nga ana e ambjenteve dhe kushteve qe ofron,por qe nuk ben dallim ne sherbim dhe ne komunikim.Nje staf jo pofesionist dhe jo i perkushtuar ne ate pune qe ka zgjedhur te beje.Me vjen keq sepse kur dicka e re vjen mendohet se do jete me e mira POR QE NA ZHGENJYET !!!
A.Salija
Një yll thjesht për bukurinë e spitalit, si ambjent i ri i sapo hapur dhe për freskinë brenda falë kondicionerit.
Shërbimi lë tërësisht për të dëshiruar, duke filluar nga recepsioni e duke mbaruar tek doktorët të cilët duhen pritur të vijnë nga shtëpia, kafja, apo nga ndonjë preokupim tjetër me të cilin merren PERVEÇ SPITALIT ! Profesionalitetin tuaj e vlerësoj me ZERO ! Suksese, pasi e keni nisur shumë mbarë.
Gabimi në spitalin “Continental” të Tiranës i merr jetën 15-vjeçares
Diskutime rreth kësaj post