Centristi pro-evropiani, Emmanuel Macron merr zyrtarisht sot funksionet e kreut të shtetit, ndërsa rreth orës 10:00 (08:00 GMT) hyri në pallatin Elize, që pret me entuziasëm ditë të rëndësishme për presidentin më të ri që Franca ka zgjedhur më parë.
Kreu i shtetit në ikje, socialisti François Hollande, mandati i së cilit u shënua nga një mungesë rekord popullariteti, priti me buzëqeshje në platformën para pallatit presidencial, presidentin e tetë në radhë të Republikës së Pestë dhe i pari i cili nuk përfaqëson as të djathtën as të majtën.
Qindra fotografë dhe kameramanë të pozionuar në krah të hyrjes së ndërtesës dhe deri në çatinë e pallatit presidencial e shndërrojnë këtë moment të paharrueshëm në kujtesën e njerëzve nën një qiell që kërcënon këtë moment zyrtar të kalimit të pushtetit me presidentin në ikje, François Hollande.
Pas fitores përballë ekstremit të djathtë, presidenti i ri i zgjedhur në moshën 39 vjeçare pa eksperiencë elektorale dhe pa parti politike të strukturuar, me premtimin për reforma të thella në jetën politike, në një shtet me ndasi të theksuara, i rrënuar nga një papunësie endemike (10 për qind) dhe ende në gjendje të jashtëzakonshme shkak i kërcënimeve terroriste.
Diskutime rreth kësaj post