Vetëm një ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka bërë një apel për të gjitha vendet e rajonit. Ai thote se qytetaret i japin besim politikaneve per tu perballur ne fushen e betejes qe eshte Parlamenti.
“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas nje artikulli të botuar në portalin European Western Balkans.
Mesazhi i tij vjen ne nje moment kur me shume se kurre syte per te zgjidhur krizen politike ne Tirane jane drejtuar nga Uashingtoni. Hoyt Brian Yee pritet te zhvilloje neser takime me kreret e larte te shtepit dhe liderin e opozites Basha.
Diskutime rreth kësaj post