Policia e Durrësit në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj, në vendin e quajtur “Përroi i Mullirit” ditën e djeshme ka gjetur dhe sekuestruar 35 bimë Cannabis Sattiva.
Ndërsa, mësohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të R. M. 61 vjeç, banues në Shetaj, Ishëm, Kryeplak i fshatit Shetaj; E. C. 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Policisë Pyjore; A. Ç. 30 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Policisë Pyjore.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Kultivimi I bimëve narkotike” dhe” Shpërdorimi i detyrës”.
Diskutime rreth kësaj post